E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paloka i shkruan ambasadores Kim: Bëji thirrje SPAK-ut të hetojë “peshkun e madh”
Lajme

Paloka i shkruan ambasadores Kim: Bëji thirrje SPAK-ut të hetojë “peshkun e madh”

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është drejtuar me një mesazh ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në lidhje me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Paloka thotë se tashmë Kim ka mundësinë t’i bëjë thirrje SPAK-ut për të hetuar “peshkun e madh”, që pretedon se është kryeministri Edi Rama.

Kjo, pasi sipas tij, Rama ka korruptuar ish-zyrtarin e FBI-së për ta përdorur kundër opozitës shqiptare.

“Zonja Kim, sot ka rastin t’i bëj thirrje SPAK-ut për të hetuar “peshkun e madh”.

Rama akuzohet nga drejtësia e vendit të saj se ka korruptuar funksionarin e lartë të FBI për ta përdorur kundër opozitës shqiptare.

Pas heshtjes së Ramës, ajo e zonjës ambasadore, sot zhurmon më shumë.

A është paguar McGonigal dhe për të “konfirmuar” akuzat e Ramës dhe “faktet” për “non grata-n”???

Tani nuk mjafton t’ju thuash shqiptarëve pas kaq kohësh se ata “kanë të drejtë të zgjedhin vetë drejtuesit e tyre” pasi i ke kërcënuar se do të hanë bar. Dikush do duhet ta hajë barin tani!”, shkruan ai

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.