Paloka reagon pasi Ramës i doli emri në dosjen e trafikantëve në median belge : Nuk e di a del buxheti për të blerë gjithë zërat ndërkombëtarë

Ramës i doli emri në dosjen e trafikantëve në median belge, Paloka: Nuk e di a del buxheti për të blerë gjithë zërat ndërkombëtarë

Deputeti demokrat, Edi Paloka, ironizoi në një postim online pas publikimit të lajmit se emri i Edi Ramës del në një dosje në Belgjikë.

“Ja sa të gjejmë pak dhe drejtuesit e këtyre mediave të tjera dhe të fillojmë telefonatat… Nuk e di a i del buxheti për të blerë gjithë mediat ndërkombëtare,” shkruan Paloka.

Emri i Kryeministrit Edi Rama është përmendur nga mediat belge në dosjen e quajtur “Shqiponja e Zezë” ku akuzohen 40 persona për trafik ndërkombëtar droge.

Mediumi belg RTL thekson se një prej të pandehurve, i identifikuar si Arben i ka rezultuar si ndërmjetes mes trafikantëve dhe investitorëve të lartë shqiptarë të ndihmuar nga politikanët e rëndësishëm për të pastruar para. Sipas RTL-së, prokuroria ka kërkuar dënimin me 10 vjet heqje lirie për personin me emrin Arben.

Kjo vjen menjëherë pas skandalit nga investigimi i medias shtetërore italiane “RAI3”, investigim ky që bëri bujë mediatike. Rama pas publikimit të reportazhit, sulmoi median italiane dhe kontaktoi drejtpërdrejt me drejtuesit e televizionit, veprim ky që shkel rëndë lirinë e medias.

Publikuar nga Publik Media