E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pam Bondi betohet si Prokurore e Përgjithshme e SHBA-ve
Lajme

Pam Bondi betohet si Prokurore e Përgjithshme e SHBA-ve

Pam Bondi u betua sot si Prokurore e Përgjithshme e vendit, duke marrë përgjegjësinë për Departamentin e Drejtësisë.

Kandidatura e Bond për postin e prokurores së përgjithshme, u konfirmua mbrëmë duke marrë votat e Senatit Amerikan.

Pam Bondi u betua të mërkurën si prokurore e përgjithshme dhe ceremonia u zhvillua në Zyrën Ovale.

Është hera e parë që presidenti republikan merr pjesë në betimin e mandatit të dytë të një anëtari të kabinetit.

Mediat amerikane, shkruajnë se prezenca e Trump në betimin e Bond është dëshmi e mëtejshme e interesit të madh personal të Trump në operacionet e departamentit që e hetoi atë gjatë mandatit të tij të parë dhe që më pas ngriti dy padi të braktisura pasi ai u largua nga detyra në 2021.

Gjatë ceremonisë Bond i tha presidentit se nuk do ta zhgënjejë.

“Unë do t’ju bëj krenarë dhe do ta bëj krenar këtë vend,” tha ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.