Pamjet e reja/ Do e hedhin në erë me shpërthim të komanduar, punonjësit e IKMT-së vijojnë hapjen e kolonave të restorantit të Prestige
Këto janë pamjet e reja që vijnë nga brenda restorantit të Prestige Resort, një ndërtesë 6 katëshe që pritet të hidhet në erë nga forcat xheniere me shpërthim të telekomanduar.
Siç shihet dhe në video, punonjësit e IKMT-së po punojnë për të hapur vrima në kolonat e ndërtesës, ku do të vendoset edhe tritol.
Në pamje shihet se punonjësit po punojnë me matrapik dhe me trapan e troko.
Më herët media publikoi një shkresë zyrtare e firmosur nga kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici, e cila tregon dhe konfirmon që resorti është një objekt i ndërtuar me leje nga Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Kombëtar i Territorit.
Ky është sulmi i dytë ndaj ‘Prestige Resort’, pas atij të gushtit, ku sërish pati shembje të objekteve që i shkaktuan një dëm të madh biznesit dhe turizmit në Shqipëri
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



