E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pamjet e rënda kur qëllohet mbi ekipin me gazetarë dhe kameramanë të Skynews në Kiev. Një i plagosur
Lajme

Pamjet e rënda kur qëllohet mbi ekipin me gazetarë dhe kameramanë të Skynews në Kiev. Një i plagosur

Ky që shihni në video është momenti i tmerrshëm që ka përjetuar ekipi i medias “Sky News” në Kiev, ku makina e tyre qëllohet nga forcat ruse.

Kryeredaktori Stuart Ramsay u godit nga një plumb në pjesën e poshtme të shpinës ndërsa ishte në makinë bashkë me ekipin e tij drejt Kievit të hënën.

Dy plumba kanë goditur pajisjet e filmimit të operatorit Richie Mockler.

Ekipi i Sky duket ne pamje teksa vrapon për të shpëtuar jetët e tyre dhe më vonë u ndihmuan nga policia ukrainase, raporton Skynews.

“Stop ne jemi vetëm gazetarë!”, degjohet te thote njeri prej tyre.

Rreziku me të cilin përballen gazetarët që raportonë për luftën në Ukrainë u ilustrua në mënyrë tronditëse kur Sky News publikoi pamjet e sulmit ndaj ekipit të tyre.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.