E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pamjet e takimit në Bruksel Tusk dhe Rama
Lajme

Pamjet e takimit në Bruksel Tusk dhe Rama

 Tusk: Të mbahet vrulli për reformat.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku ka takuar edhe Presidentin e BE, Donald Tusk. Ky i fundit ka shkruar në rrjetin social Twitter për takimin me Ramën ku shprehet:

“Takim i frytshëm me kryeministrin shqiptar përpara Samit të Ballkanit Perëndimor më 17 maj në Sofje të Bullgarisë. Duhet të mbahet vrulli i tanishëm për reformat e sundimit të ligjit për të avancuar në rrugën drejt BE-së”, shkruan ai.

Ndërsa kryeministri Rama ne nje status ne FB e tij shkruan:

“Në Bruksel me Presidentin e Këshilit Europian, Donald Tusk, i cili vlerësoi ecurinë e reformave kurajoze në Shqipëri si një shembull pozitiv për krejt rajonin”.

Fjala e Donald Tusk pas takimit me KM Rama

Donald Tusk:

Ju faleminderit shumë për vizitën tuaj dhe pikësëpari, ju faleminderit për mirëkuptimin, i dashur Kryeministër, i dashur Edi.

Jam vërtet i lumtur t’ju shoh këtu, pasi siç e dini jemi në të njëjtën anë.

Për mua është vërtet e rëndësishme që të jem sa më i hapur, i sinqertë dhe pozitiv të jetë e mundur me ju dhe me të gjithë miqtë e mi shqiptarë.

Kjo nënkupton gjithashtu se bashkëpunimi ynë, bisedimet tona sot dhe në të ardhmen ishin mbi bashkëpunimin e ardhshëm dhe të ardhmen evropiane.

Siç e dini, keni vetëm miq këtu në Bruksel. Të jeni i bindur që këtu në Këshillin Evropian mund të jeni të sigurt për mbështetjen dhe përpjekjet tona.

Dua të rikonfirmoj se ne e vlerësojmë vërtet procesin tuaj të thellë dhe mjaft të guximshëm të reformave.

Ju jeni një nga shembujt më të mirë në rajon të kësaj ambicieje evropiane dhe të kësaj ëndrre evropiane.

Ju faleminderit.​

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.