E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Papa Françesku hap javën e Pashkëve Katolike me një mesazh shprese: Guxim, Zoti është me ne
Publik News

Papa Françesku hap javën e Pashkëve Katolike me një mesazh shprese: Guxim, Zoti është me ne

Papa Françesku ka hapur Javën e Shenjtë të Pashkëve katolike, me një ceremoni të veçantë  nga Vatikani në të dielën e Palmave.

Ndryshe nga herët e tjera, kjo ceremoni nuk është ndjekur nga besimtarët që mbushin sheshin Shën Pjetër, në kuadër të masave mbrojtëse ndaj koronavirusit. Në hapje të javës së Pashkëve, Papa ka bërë thitrrje për më shumë dashuri në këtë dramë të Pandemisë, si dhe të mendojmë më shumë për të pamundurit.

“Drama në të cilën po kalojmë na bën t’i marrim seriozisht gjërat. Zoti na thotë të kemi guxim dhe dashuri si dhe të hapim zemrat tona për të ndierë ngushëllimin e Perëndisë”, thotë mes të tjerash Papa Frençesku.

Fokusi i fjalës dhe lutjes së Papës u vendos edhe te personat e vetmuar, si dhe te mësimi për gjërat që vlejnë më shumë në jetë.

‘Sot në dramën e pandemisë, përballë kaq shumë sigurie që u prish, përballë kësaj braktisje dhe boshllëku në zemrat tona, Jezusi i thotë gjithsecilit, guxim! Zemra duhet hapur për dashurinë e tij. Besimi është ai që sjell ngushëllimin e Perëndisë, i cili na mbështet. Ne jemi në botë që të duam Atë dhe të tjerët. Pjesa tjetër nuk ka vlerë, dashuria po. Drama në të cilën po kalojmë na bën t’i shohim seriozisht gjërat që janë serioze, të zbulojmë se jeta e padobishme nuk na shërben. Jeta matet me dashuri, kështu që në këto ditë të shenjta, në shtëpi të qëndrojmë përballë Krishtit të kryqëzuar, që është masa e dashurisë së Zotit për ne. Përpiqemi të kontaktojmë ata që vuajnë, ata që janë vetëm dhe në nevojë. Nuk mendojmë vetëm për atë që na mungon, por mendojmë për më të mirën që mund të bëjmë’, u shpreh Papa Françesku nga shërbesa hapëse e javës së Pashkëve në Vatikan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.