E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Para vetes nuk vë as demokratët e as PD”/ Berisha i përgjigjet Bashës: Më mirë qiri i fikur se sa i fëlliqur
Lajme

“Para vetes nuk vë as demokratët e as PD”/ Berisha i përgjigjet Bashës: Më mirë qiri i fikur se sa i fëlliqur

Mbrëmë në Open në Top Channel, Lulzim Basha, deklaroi se Sali Berisha i kishte thënë se “para vetes nuk vë as PD-në dhe as demokratët”.

Sot, nga foltorja e Kurbinit, vetë Berisha përgënjeshtroi fjalët e liderit aktual të selisë blu.

Ish-kryeministri tha se në asnjë moment nuk i ka thënë që para vetes nuk vë asnjë, por se në luftën për dinjitetin e tij do bënte gjithçka.

“Fakti që unë jam sot midis jush, dëshmon se mbi gjithçka tjetër, vë interesat dhe idealet tuaja. Por të dashur demokratë, cila është e vërteta e kësaj bisede? Jua tregoj unë. Dy muaj pak më parë, vjen më thotë se i ka thënë ambasadorja se nëse Berisha nuk largohet do ketë pasoja të tmerrshme mbi fëmijët e tij.

Unë i them: Lul, kjo beteja ime është betejë për dinjitet. Unë dinjitetin nuk e jap për asgjë në botë, nuk ka forcë që më merr mua dinjitetin. Fëmijët e mi janë 100% dakort me mua, për luftën për dinjitet. Partia ime nëse pranon gënjeshtrën për të vërtetë, nuk meriton të jetë parti. Dhe më tha: po ke të drejtë. Ja pra kjo është e vërteta. Më mirë qiri i fikur se sa i fëlliqur,” tha Berisha.

Ish-kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur Lulzim Bashës lidhur me akuzat se ish-kryeministri ka bashkëpunuar me kriminelët për të mbledhur firmat e delegatëve.

Nga Kurbini, ku mbajti “Foltoren” e radhës, Berisha tha se nuk ka frikë nga kriminelët, dhe është njëriu që ka bërë më shumë denoncime.

Ish-kryeministri tha se Lulzim Basha i ka kërkuar të mos denoncojë Suel Çelën, një element I njohur për policinë në Elbasan, pasi kryetari i PD i kishte thënë “na prish punë”

“Nuk kam frikë unë nga kriminelët unë. I denoncoj për të mbrojtur qytetarët.  Kam 26 statuse që kam denoncuar Suel Çelën, këtë kriminel të Elbasanit. Lulzim Basha nuk ka asnjë status. Përveç disa telefonatave me Sali Berishën, ku i thotë mos ia përmend emrin se na prish punë. Kontrolloni tabulatet. Fëmijët e mi, kurrë në jetën e tyre nuk kanë patur asnjë proces gjyqësor për asnjë çështje”, tha Sali Berisha.

Ish-kryeministri paralajmëroi edhe kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij do ketë fatin e Fatos Nanos.

“Të bashkohemi në një lëvizje të fuqishme për rithemelimin e PD-së. Edvin fundin e ke të afërt, Kurbini është në këmbë, mjerë ti çdo të heqësh. Atë paralajmërim që i bëra Nano po ta bëj edhe ty nga kjo sallë, fatin e tij do të pësosh, bëj gati valixhet , nisu për Beograd . Në Shqipëri nuk ke vend, mos harro me marrë me vet edhe Lul pengun”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.