Paraja e pisët në ndërtim! 350€/muaji një apartament me qira 1+1 në periferi të Tiranës
Çmimet e apartamenteve në kryeqytet kanë kapur shifra të frikshme. Nisur nga mbi 1500€/m2 për ato pranë qendrës e në rritje, çmimet e shitjeve tregojnë se shkojnë edhe sa dyfishi i kësaj vlere.
Brenda 1 viti, çmimi i apartamenteve janë rritur me 9% tregojnë të dhënat e e Index Fischer, të matura nga BSH. Vetëm në Tiranë janë rritur me 12.3%.
Ndërkohë që janë rritur tej mase edhe çmimet e apartamenteve me qira, ku në periferi të Tiranës, nuk gjen më pak se 350€ në muaj për një hapësirë garsoniere 1+1.
Paraja e papastër ka zhvlerësuar paranë e pastër në këtë treg, teksa ka çuar kacafiu çmimet e apartamenteve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



