E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Parajsa fiskale falso, si u ndërtua “offshore”-i shqiptar me VKM!
Flash

Parajsa fiskale falso, si u ndërtua “offshore”-i shqiptar me VKM!

Naim Noka

Unë nuk jam ekonomist dhe mundohem të kuptoj më shumë nga ekspertët e financave por nuk ka dilema se Shqipëria nuk është parajsë fiskale të paktën jo në letra.
Por në praktikë, qeveria ka ndërtuar diçka më të sofistikuar dhe më të rrezikshme: parajsa fiskale selektive, të brendshme, me vulë shteti.

Rasti më ilustrues është Durana Tech Park, një projekt i shitur publikisht si “zonë inovacioni”, por që në thelb funksionon si offshore funksionale brenda territorit shqiptar.

Offshore pa ishull, pa det, por me VKM

Në kuptimin klasik, offshore-t ndodhen në ishuj ekzotikë, larg syrit të autoriteteve dhe me taksa zero.
Në Shqipëri, offshore-i nuk ka nevojë për palma. Ka nevojë vetëm për:
• një VKM
• një etiketë “strategjike”
• dhe një status të veçantë fiskal

Durana nuk është offshore juridikisht, por: ka tatim fitimi të reduktuar ose zero, përjashtime nga TVSH-ja. Lehtësira doganore dhe trajtim administrativ preferencial.

Pra, nuk fsheh kapitalin në Karaibe, thjesht e izolon nga sistemi fiskal shqiptar.

Ekonomi e oligarkëve dhe shokëve të Ergys Agasit dhe bandave operon me dy ligje.

Ndërkohë që biznesi i vogël paguan çdo qindarkë, profesionisti i lirë taksohet pa mëshirë, qytetari ndëshkohet për çdo vonesë, në “zonat e veçanta” krijohet një realitet paralel.

Pak taksa, pak transparencë, shumë privilegje.

Ky është thelbi i parajsës fiskale falso të qeverisë Rama.
Jo mungesa e ligjit, por ligji i bërë me porosi.

Në fakt ketu nuk dihet saktë se kush janë përfituesit realë të këtyre zonave përveç binomit Agasi-Beqiri.
Sa aktivitet real prodhohet dhe sa është vetëm adresë fiskale?
Ku përfundojnë fitimet? A tatohen realisht në Shqipëri apo transferohen jashtë me maskim financiar?

Realisht këto ‘Offshore funksionale’ të kodoshes Kokona, nuk janë vetëm rrezik kombëtar.

Elira Kokona  sipas informacioneve po zhduk projektin ‘Durana’ nga faqja e Korporatës së Investimeve

Tani nuk ka më asnjë gjurmë nga projekti “Durana Tech Park” në faqen zyrtare e Korporatës së Investimeve Shqiptare.

Çdo informacion mbi projektin “Durana Tech Park” është fshirë nga faqja pa asnjë njoftim apo shpjegim publik.

Këto struktura kanë fshirë konceptin e konkurrencës, duke dëmtuar jo vetëm bazën tatimore por kanë legalizuar shmangien fiskale duke bërë pastrim parash me leje nga shteti  dhe duke e kthyer nga mbledhës taksash në arkitekt të privilegjit.

Shqipëria nuk ka offshore në letra.
Por ka ndërtuar offshore në praktikë, me firmë qeverie, për klientë të zgjedhur.

Durana nuk është inovacion.
Është eksperiment fiskal selektiv, ku fituesi dihet dhe humbësi është gjithmonë i njëjtë publiku dhe shqiptarët! Nuk paskemi parë gjë akoma!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.