E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi i Erdogan pas vendimit të SHBA: Turqia do të përforcojë praninë ushtarake në Qipron veriore
Publik News

Paralajmërimi i Erdogan pas vendimit të SHBA: Turqia do të përforcojë praninë ushtarake në Qipron veriore

Turqia do të përforcojë praninë e saj ushtarake në Qipron veriore pasi Shtetet e Bashkuara hoqën kufizimet tregtare të mbrojtjes ndaj Qipros, tha të mërkurën presidenti turk Tajip Erdogan.

Duke folur në një intervistë televizive me transmetuesin CNN Turk, Erdogan tha se heqja e kufizimeve ishte “e pashpjegueshme për sa i përket përmbajtjes dhe kohës”.

Në fillim të këtij muaji, Departamenti i Shtetit i SHBA tha se Sekretari i Shtetit Antony Blinken kishte hequr kufizimet e tregtisë së mbrojtjes për Qipron për vitin fiskal 2023.

“Shtetet e Bashkuara, të cilat anashkalojnë dhe madje inkurajojnë hapat e dyshes qiprio-greke që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Mesdheun lindor, do të çojnë në një garë armatimi në ishull me këtë hap”, paralajmëroi Erdogan.

“A do të qëndrojmë pa vepruar? Nuk mundemi,” tha ai, duke shtuar se Turqia ka tashmë 40,000 trupa në ishull dhe do t’i përforcojë ato me armë nga toka, deti dhe ajri, municione dhe automjete”, tha Erdogan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.