E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi: Sazani dhe Porti i Durrësit po u falen arabëve dhe Kushnerit
Lajme

Paralajmërimi: Sazani dhe Porti i Durrësit po u falen arabëve dhe Kushnerit

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka ngritur shqetësime të forta për pasojat që mund të ketë politika e qeverisë për Portin e Durrësit dhe ishullin strategjik të Sazanit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari akuzon se qeveria shqiptare po favorizon investitorë të huaj, duke përfshirë arabët dhe Jared Kushner, dhëndrin e ish-Presidentit amerikan Donald Trump.

Ajo thekson se marrëveshja e arritur në Beograd nuk është një konçension 99-vjeçar i zakonshëm, por një kalim i pronësisë te investitori strategjik: “Momentalisht shqetësimi im mbetet Sazani, dhe në këtë pikë porti i Durrësit. Të dyja këto afere janë pikërisht ato për të cilat dua ta shoh Edi Ramën në burg”, shkruan Kokalari.

Sipas saj, kontrolli i investitorëve të huaj mbi këto zona strategjike rrezikon integritetin dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë: “Nëse këta të Emirateve kanë në pronësi portin e vetem të vendit plus një pikë aq strategjike si Sazani, integriteti dhe siguria kombëtare e Shqipërisë rrezikohet duke mbetur në duart e atyre që me paranë e tyre do t’ju dëbojnë siç kanë plan të bëjnë me ata në Palestinë, që sipas linkut më lart, do t’ju ofrojnë para nëse largohen nga Gaza me vullnetin e tyre.”

Kokalari u bën thirrje shqiptarëve që të jenë vigjilentë dhe të kuptojnë rrezikun që po kalon vendi: “Realisht, i kërkoj të gjithë shqiptarëve të zgjohen dhe të kuptojnë çfarë po ndodh, sepse realisht, s’do kemi më as tokë amë për t’ju lënë gjeneratave të ardhshme.”

https://www.facebook.com/evi.kokalari.7/posts/1196265235782132?ref=embed_post

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.