E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmëron Kryemadhi: Shumë shpejt do të flas!
Lajme

Paralajmëron Kryemadhi: Shumë shpejt do të flas!

Teksa sot ishte parashikuar të zhvillohej seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, kjo e fundit ndaloi për një prononcim për mediat, duke sqaruar arsyet e shtyrjes së seancës.

Sipas Kryemadhit, mungesa e avokatit të Metës ishte arsyeja kryesore për moszhvillimin e seancës. Ajo deklaroi se avokati ndodhej jashtë vendit për arsye shëndetësore dhe se nuk kishte një përfaqësues tjetër ligjor për të marrë pjesë në këtë fazë të procesit.

“Sot mungonte avokati i zotit Meta, me këndvështrimin tim me arsye, se e kishte pasur një vizitë të programuar shëndetësore jashtë. Nuk kishte avokat tjetër,” u shpreh Kryemadhi. “Në bazë të nenit 48, personat që janë të pandehur duhet të mbrohen nga avokatët. Nuk ishte i pranishëm ish-presidenti. Ishin gjithë të tjerët. Edhe mamaja ime nuk ishte. Kjo është një seancë tjetër.”

Ajo theksoi gjithashtu se dosja e çështjes përmban materiale voluminoze dhe për këtë arsye mbrojtja ka nevojë për më shumë kohë për t’u njohur me to. Kryemadhi nënvizoi se është e gatshme të dalë në media për të sqaruar publikun mbi ecurinë e procesit dhe akuzat që rëndojnë ndaj saj dhe Metës.

“Ka shumë gjëra dhe shumë shpejt do të jem në të gjitha krahët televizive dhe debatet me ju, për të parë hap pas hapi procesin. Do të jem e hapur për të gjitha televizionet,” tha ajo.

Duke folur për akuzat ndaj saj dhe bashkëshortit, Kryemadhi vuri në dukje një element që sipas saj është absurd:

“Po ju jap një pikë, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta akuzohen për korrupsion pasiv, ndërkohë që nuk ka asnjë të akuzuar për korrupsion aktiv. Kur nuk ka korrupsion aktiv, si mund të ketë korrupsion pasiv?” pyeti ajo me ironi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.