E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Parashikimi i horoskopit, datë 15 maj 2019
Publik News

Parashikimi i horoskopit, datë 15 maj 2019

DASHI

Gjatë kësaj dite nuk do e keni shumë të lehtë të qëndroni pranë atij që dashuroni. Nuk është momenti i duhur për t’u hedhur në detin e shpenzimeve sot, sepse koha nuk do jetë e ngrohtë.

 

DEMI

Marrëdhënia në çift për ju do jetë më e mirë se kohët e fundit. Në planin financiar do ngatërroheni me probleme goxha të mëdha. Reflektoni mirë para se të veproni!

BINJAKET

Do ndiheni mirë gjatë gjithë ditës së sotme dhe do dëshironi të ndërtoni një lidhje sa më të ngrohtë me partnerin tuaj. Sektori i financave do shkojë më së miri. Planetët nga ana tjetër do iu shtyjnë të tregoheni të matur me shpenzimet.

GAFORRJA

Planetët do sjellin një rindezje të pasionit për pjesën më të madhe të atyre që janë në çift. Në planin financiar do ndërlidhni maturinë dhe këmbënguljen në mënyrë që të mos keni probleme më vonë.

LUANI

Saturni do iu jap më shumë siguri në jetën sentimentale dhe më tepër qëndrueshmëri. Do iu tërheqin shumë lojërat e fatit këtë të martë, por kujdes sepse mund të humbni më shumë sesa të fitoni.

VIRGJERESHA

Përfitoni nga mjedisi që do krijohet sot. Edhe për beqarët do jetë një ditë plot fat në jetën sentimentale. Niveli juaj i jetesës ka rrezik të destabilizohet për shkak se financat nuk do bëjnë aspak të mira.

PESHORJA

Venusi do influencojë mjaft dashuritë tuaja sot. Nëse jeni në ëift do i rregulloni edhe disa probleme të vogla që kishit pasur dhe që iu kanë prishur atmosferën. Merruni pak më tepër me menaxhimin e financave sepse do keni vërtet nevojë për t’i stabilizuar ato.

AKREPI

Gjithçka do kthehet në normalitet për çiftet gjatë kësaj jave. Plutoni do sjell përmirësim të të ardhurave. Situata do forcohet më tepër nëse ju tregoheni më të matur.

SHIGJETARI

Sot ka mundësi që ta ndryshoni rrënjësisht konceptin që kishit për jetën në çift. Në përgjithësi planetët do jenë të favorshëm për planin financiar dhe gjërat do fillojnë të vendosen në ekuilibër. Gjithsesi mos merrni vendime.

BRICJAPI

Mirëqenie dhe kënaqësi në jetën tuaj në çift. Falë mbështetjes që do iu jap Venusi do arrini të forconi bashkëpunimin me partnerin dhe t’i ofroni atij më shumë rehati. Buxheti do jetë goxha i mirë por kjo nuk do të thotë që ju të filloni shpenzimet pa u menduar.

UJORI

Do bëni çmos gjatë kësaj dite që të ruani qëndrueshmërinë e lidhjes suaj dhe do ia dilni. Përfitoni nga mbështetja e Marsit në planin financiar për të rregulluar problemet që keni pasur.

PESHQIT

Nëse jeni beqare në fillim të ditës do mendoni se dashuria nuk iu ka qejf, por nga paditja do e kuptoni se nuk është kështu. Disa probleme financiare do të zgjidhen falë ndihmës që do iu japin të afërmve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.