Parlamenti voton paketën “Anti-KÇK”
Është votuar në parlament me 89 vota pro dhe 17 kundër paketa ligjore e njohur si “Anti-KÇK” që synon të forcojë luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe krimeve të rënda.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara nga aktiviteti kriminal duhet të kalojë në varësi të Ministrisë së Brendshme, nga Ministria e Financave që është aktualisht.
Ermonela Felaj: Agjencia e Pronave të Sekuestruara kalon nga varësia e Ministrisë së Financave në varësi të Ministrisë së Brendshme. Ne vlerësojmë që për asetet që sekuestrohen gjatë një viti duhet të raportohen në Komisionin e Sigurisë.
Sandër Lleshaj: Edhe ne jemi me versionin fillestar të propozuar nga qeveria, dua të them që Ministria e Brendshme përfshin edhe asetet e sekuestruara, nuk është vetëm ministria e Sigurisë, përfshin shumë asete brenda saj. Mbetemi me versionin e parë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



