E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Partia e Lirisë: Të gjithë në protestë më 13 shtator, ora e llogaridhënies po afron
Publik News

Partia e Lirisë: Të gjithë në protestë më 13 shtator, ora e llogaridhënies po afron

Thelat për Ramën e oligarkët, thërrimet për qytetarët

Sekretari i Përgjithshëm i Parisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë një analizë të fondeve të parashikuara për oligarkët.
Me anë të një postimi në Facebook, Blushi tha se qeveria rriti 30.5% fondin total të koncesioneve të projekteve

Ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 13 shtatorit, për inceneratorët.

Postimi i plotë:
Edi Rama merr “thelat” për vete dhe oligarkët, ndan “thërrimet” për qytetarët!
Me taksat që vjel nga qytetarët, Qeveria po mbush xhepat e Edi Ramës dhe të oligarkëve në shërbim të tij.

Le të krahasojmë fondet e parashikuara nga Qeveria për t’u ndarë me oligarkët, me “thërrimet” që vendosi t’u japë qytetarëve për të përballuar krizën e rëndë ekonomike të shkaktuar për shkak të rritjes abuzive të çmimeve:
⬆️📈 Për oligarkët: Qeveria RRITI 30.5% fondin total të koncesioneve të projekteve PPP me ofertë të pakërkuar, nga 636.8 miliard lekë në vitin 2021 në 830.9 MILIARDË LEKË në vitin 2022.
⬇️📉 Për pensionistët: Qeveria indeksoi vetëm 6% pensionet.
⬆️📈 Për oligarkët: Kosto buxhetore e inceneratorëve u rrit nga 2.0 miliard lekë në vitin 2021 në 2.3 MILIARDË LEKË në vitin 2022.
⬇️📉 Për administratën publike: Pagat u indeksuan vetëm 7% për 41% të punonjësve.
Vlera totale e kontratave PPP me ofertë të pakërkuar në vitin 2022, arrin në 830.9 miliard lekë ose 44.5% e PBB, ndërkohë në mëshirë të fatit janë lënë:
📌 258,840 qytetarë, që jetojnë me 0.7 USD/ditë;
📌 440,579 pensionistë në qytet që jetojnë me 4.8 USD/ditë;
📌 103,626 pensionistë në fshat, që jetojnë me 2.8 USD/ditë.
Ditën e martë, në 13 shtator, ora 18:00 të gjithë në protestë tek inceneratori i Tiranës, “kryeveprën” e vjedhjes së Qeverisë për t’i dhënë një mesazh të qartë kryehajdutit Edi Rama: Ndëshkimit të popullit nuk do t’i shpëtosh kurrë! ORA E LLOGARIDHËNIES PO AFRON!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.