Partizani i merr barazimin Laçit me 10 lojtarë

Java e 29 e Abissnet Superiore është mbyllur në paqe. Ndeshja mes Laçit dhe Partizanit ka përfunduar nëbarazim 1-1. Në minutën e 18, të kuqtë mbetën me 10 lojtarë. Faull i rëndë i Carës ndaj Kurtit. Ky i fundit u ndëshkua në fillim me kartonin e verdhë. Më pas, gjyqtari Xhaja u thirr të shihte pamjet në VAR dhe më pas ndryshoi ngjyrën e kartonit, duke i dhënë të kuqin sulmuesit të Partizanit.

Në minutën e 38, edhe pse në inferioritet numerik, “Demat” kaluan në avantazh. Pas zhvillimit të goditjes nga këndi, topi shkoi te Sota, i cili i vetëm përballë portierit Dajsinani gjuajti duke dërguar topin në rrjetë.

Në minutën e 51, kurbinasit barazuan shifrat. Aksion me kombinime i skuadrës vendase me topin që nga e djathta shkoi në qendër për Sobouejll, i cili nuk gaboi duke mposhtu Qirkon.

Në minutën e 61, Sobouejll u rrëzua në zonë pas kontaktit me Mikuliç. Gjyqtari nuk hezitoi dhe bëri me shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. Një minutë më vonë, Ujka gaboi. Gjuajtja e tij u prit nga portieri Qirko.

Me këtë barazim, Laçi renditet në vendin e 8 me 32 pikë, ndërsa Partizani mban vendin e 3 me 47 pikë.

Publikuar nga Publik Media