Partizani-Vllaznia pa gola,pretendime për penallti, shtyllë dhe gol i anuluar
Mes Partizanit dhe Vllaznisë mbetet gjithcka e hapur për finalistin e Kupës së Shqipërisë. Ndeshja e parë gjysmëfinale përfundoi pa gola, me Partizanin si pritës në “Elbasan Arena”.
Të kuqtë ishin me insistues dhe e kërkuan golin më shumë, pretenduan për penallti, goditën edhe shtyllën me Skukën, por nuk realizuan. Vllaznisë në fund iu anulua një gol.
Trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori, e ka cilësuar një ngjarje shumë të dyshimtë anulimin e golit nga gjyqtari Olsid Ferataj në minutën e 93 të ndeshjes ndaj Partizanit. Ai theksoi se një episod i tillë mund të hidhte në erë punën e këtij sezoni.

“Sapo e pashë përsëri në dhomat e zhveshjes. E pashë edhe një herë me përsëritje, është e çuditshme. Ne nuk bëjmë mirë që flasim për arbitrat, por duhet të flasim se kemi gjithë punën dhe investimin. OK, gaboi arbitri dhe në moment ka gabuar, por në momentin që e jep pastaj duke e parë, e jep me dashje. Po shkove dhe e pe, çfarë të thuash?
Ndeshja e kthimit luhet pas dy javësh në Shkodër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



