Pas 10 ditësh gjendet trupi i peshkatarit të mbytur në Drin (EMRI)
Polumbarët kanë arritur sot të gjejnë trupin e peshkatarit, 54-vjeçar i cili u mbyt 10 ditë më parë në lumin Drin të Lezhës.
Raportohet se trupi i pa jetë i Agim Zeqjes është nxjerr sot nga polumbarët rreth 300 metra larg vendit ku ai u mbyt.
Prej disa ditësh forcat e policisë janë vënë në kërkim për të gjetur trupin e peshkatarit, por vetëm sot është bërë e mundur gjetja e tij.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



