E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas 23 vitesh, arrestohet “mbreti italian i kokainës”
Bota

Pas 23 vitesh, arrestohet “mbreti italian i kokainës”

Njëri prej njerëzve më të shumëkërkuar të Italisë është arrestuar në Uruguaj pas 23 vitesh arrati, për t’i shpëtuar dënimeve për organizata maoze, trakim lëndësh narkotike dhe krime të tjera serioze.

Lajmi njoftohet nga Ministria e Brendshme italiane këtë të hënë, teksa shton se Rocco Morabito konsiderohej anëtari më i kërkuar në arrati i grupit maoz kalabrez, ‘Ndrangheta, më e fuqishmja e krimit të organizuar në Itali dhe importuesja më e madhe e kokainës nga Amerika e Jugut në Europë.

50-vjeçari u arrestua në qytetin resort bregdetar, Punta del Este, pasi policia uruguajane dhe autoritetet italiane bashkëpunuan për të përcaktuar identitetin e tij real.

I mbiquajtur edhe si “mbreti i kokainës së Milanos”, Morabito ka qenë në kërkim prej vitit 1994, kur u zbulua se kishte paguar 13 miliardë lireta (8 milionë dollarë) për të importuar rreth një ton drogë, raporton gazeta “Corriere della Sera”.

Një urdhërarrest ndërkombëtar u lëshua në vitin 1995, me synimin për ta kapur Morabiton dhe për ta ekstraduar atë në Itali, ku rezulton i dënuar me 30 vite burg. Arrestimi i tij heq në këtë mënyrë njërin prej pjesëtarëve të listës me 5 kriminelët më të kërkuar të Italisë, mes të cilëve edhe bosi siçilian Matteo Messina Denaro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.