E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas 55 ditësh luftë me COVID në kufijtë e të pamundurës, ish-deputeti i PS rikthehet në familje: Nëna më bëri kokën, mjekët më rikthyen në jetë kur dukej e pamundur
Publik News

Pas 55 ditësh luftë me COVID në kufijtë e të pamundurës, ish-deputeti i PS rikthehet në familje: Nëna më bëri kokën, mjekët më rikthyen në jetë kur dukej e pamundur

Ish-deputeti i PS, njëherazi botuesi i Toenës, Fatmir Toçi fiton betejën e stërmundimshme me COVID 19 pas 55 ditësh luftë në kufijtë e të pamundurës, siç shkruan ai.

Më në fund, Fatmir Toçi është rikthyer pranë gjirit të familjes me një mal falenderimesh për mjekët e ‘Shefqet Ndroqit’ që siç thotë botuesi, e rikthyen në jetë pas një lufte që dukej e humbur.

E PLOTË NGA FATMIR TOÇI:

PRANË FAMILJES, MË NË FUND…

Pas një lufte 55 ditore në kufijtë e të pamundurës me sëmundjen e rëndë të Covid-19 (11 ditë i vetëkarantinuar dhe 44 ditë i shtruar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, sot besoj se kam dalë fitimtar dhe jam kthyer pranë familjes time të shtrenjtë, dashuria dhe përkujdesjet e së cilës ishin, padyshim, pjesë e rëndësishme e terapisë në luftën për mbijetësë.

Falenderime pa fund dhe mirënjohje e thellë, aq sa fjalët janë të varfëra ti shprehin deri në fund, për personelin e Spitalit “Shefqet Ndroqi”, mjekët, infermierët, specialistët, sanitaret etj., në mënyrë të veçantë prof. dr. Perlat Kapisyzi, drejtuesi i këtij institucioni të destinuar për të shpëtuar jetë njerëzish nga kthetrat e vdekjes.

Jam aq shumë i detyruar ndaj kujdesit dhe përkushtimit te tyre, sa që sot mund ta them pa hezitim e me bindje se nëse nëna ime e mirë më bëri kokën para 62-vjetëve, ata më rikthyen në jetë pas një lufte që dukej e humbur.

Me qindra të afërm, miq, shokë, të njohur e të panjohur që kanë qenë afër meje gjatë kësaj periudhe me interesimin dhe urimet e tyre për shërim të shpejtë, i falënderoj nga zemra, ma kanë lehtësuar gjendjen time shpirtërore psikologjike dhe më kanë dhënë kurajë e besim se do të dilja.

Miqtë e mi kudo që jeni, jeta është e bukur dhe e vlefshme kur është e shëndetshme, ndaj të bëjmë çmos për mbrojtjen e saj!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.