Pas 6 vitesh hapet plotësisht rruga Tiranë-Elbasan
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se se rruga Tirane – Elbasan sapo u hap e plotë për trafikun dhe të gjitha mjetet, në të dyja korsite e saj, pa asnje kufizim dhe konform të gjitha normave dhe standardeve të sigurisë.
Vonesa e shkaktuar për hapjen e këtij aksi rrugor erdhi për arsye teknike lidhur me shtrimin e tapetit asfaltik për shkak të rreshjeve të dendura të shiut këto muaj. Tashmë rruga është hapur plotësisht për qytetaret.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



