E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas  censusit të popullsisë, Rama “nis” me numërimin e shpendëve  ujorë dimërues
Lajme

Pas censusit të popullsisë, Rama “nis” me numërimin e shpendëve ujorë dimërues

Pas Censit të popullsisë, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka nisur në të gjithë vendin Censi i shpendëve ujorë dimërues.

Censi po zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Pjesë e tij do të jenë dhe dhjetëra ekspertë, vullnetarë, apo adhurues të natyrës dhe biodiversitetit, të cilët kanë zbritur në terren për të dokumentuar luginat.

“Ka nisur në të gjithë vendin Censusi i Shpendëve Ujorë Dimërues, nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura por edhe dhjetëra ekspertë, vullnetarë dhe pasionantë të natyrës e biodiversitetit që kanë zbritur në terren për të dokumentuar ligatinat”, shkruan Rama.

Kujtojmë se Censi i popullsisë nisi gjatë shtatorit të vitit 2023 dhe përfundoi në nëntor të po të njëjtit vit.

Në këtë periudhë janë pyetur në lidhje me familjen, punën, arsimin si dhe për fenë, gjuhën dhe etninë.

Rezultatet finale të këtij Censi do të publikohen këtë vit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.