E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas diellit, moti ndryshon sërish. Sinoptikanët: Ja kur rinisin reshjet në vend
Lajme

Pas diellit, moti ndryshon sërish. Sinoptikanët: Ja kur rinisin reshjet në vend

Pas ditesh me diell te nxehte qe na dha kenaqesine e pranveres mori ndryshon serish. Sinoptikanet parashikojne se e pasditja e sotme, dhe kryesisht e hena do te risjelle reshjet ne thuajse gjithe territorin e vendit.

Nderkohe IGJEUM parashikon nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta.

Sot, në basenin Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojë ulja e prurjeve në pjesët e larta malore duke përfshirë edhe kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin.

Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të ngelen të larta për shkak të rritjes së shkarkimit të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës në Lumin Buna.

Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës.

Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet dhe jo nga reshjet e pritshme.

Në pjesën tjetër të territorit nuk parashikohet rrezik nga përmbytjet.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Temperaturat

(e diel, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 18 °C
në vendet e ulëta: 6 / 18 °C
në vendet malore: 4 / 15 °C.

ERA

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat e larta malore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.