E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas Gjermanisë, edhe Franca i bllokon superjahtin oligarkut rus të naftës
Lajme

Pas Gjermanisë, edhe Franca i bllokon superjahtin oligarkut rus të naftës

Zyrtarët francezë të doganave kanë sekuestruar jahtin gjigant në pronësi të shefit ekzekutiv të Rosneft, Igor Sechin, si pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, tha të enjten ministri francez i financave, Bruno Le Maire.

“Amore Vero” u konfiskua brenda natës në portin mesdhetar të La Ciotat, pranë Marsejës, në Cote d’Azur francez, ndërsa po përgatitej për një nisje urgjente, sipas Ministrisë Franceze të Financave.

Në njoftimin zyrtar thuhej: “Gjatë natës së 2 deri më 3 mars, doganierët francezë sekuestruan jahtin Amore Vero në kantierin detar në La Ciotat, pas një kontrolli që zgjati disa orë.

“Në pronësi të një kompanie në të cilën Igor Sechin, kreu i kompanisë Rosneft, është identifikuar si aksioneri kryesor, ky jaht binte në kuadër të masave të ngrirjes të vendosura kundër pronarit të tij nga Këshilli Evropian.

Super jahti 86 metra gjatë, i ndërtuar në vitin 2013, ka një vlerë të vlerësuar prej 108 milion € dhe kosto vjetore të mirëmbajtjes prej 10 milion €.

Ai ishte ankoruar në portin e La Ciotat, midis Marsejës dhe Toulon në brigjet e Mesdheut të Francës. Sipas doganierëve, ai kishte mbërritur atje në janar dhe po i nënshtrohej riparimeve, por ekuipazhi “po merrte masa për t’u larguar me nxitim, pa përfunduar punën e planifikuar”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.