E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas Gjiknurit dhe Alibeajt, kryetarja e OSBE-së në Tiranë takohet sot me Bardhin për reformën zgjedhore
Lajme

Pas Gjiknurit dhe Alibeajt, kryetarja e OSBE-së në Tiranë takohet sot me Bardhin për reformën zgjedhore

Pasi takoi dje Enkelejd Alibeajn dhe Damian Gjiknurin, kryetarja në detyrë e OSBE në Shqipëri, Clarisse Pasztory, do të takojë ditën e sotme kreun e grupit të PD Gazmend Bardhi.

Raportohet se takimi do të zhvillohet në orën 14:00 në Kryesinë e Kuvendit.

Pas përfundimit të takimit me Alibeajn dhe Gjiknurin, Pasztory është shprehur se mirëpret vendimin që komisioni të nisë punën ditën e premte, teksa shprehet se OSBE do të asistojë në ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Por ka dërguar dhe një mesazh që reforma të jetë gjithëpërfshirëse.

“U takova me bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës përmbajtësore të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR. Do të vazhdojmë takimet gjithëpërfshirëse për këtë reformë të rëndësishme, gjatë ditëve në vijim”, u shpreh ambasadorja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.