E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas lobimit të fortë, Rama njofton ftesën e Trump
Flash

Pas lobimit të fortë, Rama njofton ftesën e Trump

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi publik, duke deklaruar se ka marrë një ftesë personale nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për të përfaqësuar Shqipërinë në një Bord Ndërkombëtar të Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar dhe e krijuar nga vetë Trump. Kishte kohë që kryeministri po lobonte fort me çdo kusht me lobe dhe Toni Bler per nje mundesi takimi me Donald Trump. Duket se ja ka arritur.

Sipas tij, Shqipëria përfaqësohet si anëtar themelues, duke ngjitur sipas “një tjetër majë të paimagjinueshme vetëm pak vite më parë”, dhe kjo pasqyron edhe rritjen e ndikimit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Rama thekson gjithashtu se kjo ftesë është një reflektim i marrëdhënieve të thella të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që janë forcuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

Sipas Ramës, Shqipëria është ftuar si anëtare themeluese e këtij bordi, çka, sipas tij, përbën një arritje ndërkombëtare të paimagjinueshme deri disa vite më parë dhe një tjetër dëshmi të rritjes së rolit të vendit në arenën globale.

“Nuk mund të jem dot më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer në një Shqipëri tjetër, të dinjitetshme dhe të respektuar botërisht si asnjëherë më parë,” – shkruan Rama, duke theksuar edhe nivelin e ri të marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri nënvizon se ftesa nga Presidenti Trump për të qenë pjesë e një strukture ndërkombëtare të krijuar dhe drejtuar prej tij përfaqëson një vlerësim të veçantë për Shqipërinë dhe lidershipin e saj.

Postimi mbyllet me një mesazh simbolik falënderimi dhe afrimiteti mes dy vendeve:

“Thank you Mr. President. God bless Albania and the United States 🇦🇱🤝🇺🇸”.

Deklarata e Ramës pritet të ngjallë reagime politike dhe diplomatike, ndërsa mbeten për t’u sqaruar detajet zyrtare mbi funksionin, përbërjen dhe rolin konkret të Bordit Ndërkombëtar të Paqes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.