E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas  paralajmërimit të Berishës për padi të deputetit gjerman, reagon nënkryetari i PD: E papranueshme, sulme që ulin kokën e çdo demokrati!
Lajme

Pas paralajmërimit të Berishës për padi të deputetit gjerman, reagon nënkryetari i PD: E papranueshme, sulme që ulin kokën e çdo demokrati!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, në një deklaratë për mediat foli për paralajmërimin për padi nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj deputetit gjerman të CDU/CSU, Gunther Krichbaum.

Çollaku u shpreh se Krichbaum është fyer dhe është baltosur për herë të dytë në Shqipëri, këtë herë nga ish-kryeministri, ndërsa shtoi se kjo është e papranueshme dhe se i ul kokën çdo demokrati.

“Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e zotit. Krichbaum është sulmuar, fyer, baltores nga Sali Berisha, dy herë është fyer ai në Tiranë, më parë nga Rama. Krichbaum është mik i PD dhe ka qenë një nga zërat më të fortë të denoncimeve. Kjo për ne është e papranueshme, ne e refuzojmë këtë gjuhë. CDU/CSU mbetet një partner i jashtëzakonshëm i DP-së. PD është krenare që ka një aleat të tillë. Këto sulme i ulin kokën çdo demokrati. PD mbetet e palëkundur. PD do i ruajë të paanësuar këto marrëdhënie.”, u shpreh Çollaku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.