E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas protestës e ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn takon ministrin Hoxha
Lajme

Pas protestës e ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn takon ministrin Hoxha

E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn është takuara paraditen e sotme me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.

Takimi mes të ngarkuarës me punë të SHBA-së dhe ministrit Hoxha vjen një ditë pas protestës së opozitës.

Opozita protestoi dje për 3 orë kundër qeverisë Rama. Gjatë tubimit të 7 Tetorit, protestuesit hodhën flakadanë dhe molotovë në institucionet e qeverisë.

Protesta nisi fillimisht përpara Kryeministrisë, aty ku protestuesit hodhën molotov. Më pas, turma e njerëzve e udhëhequr nga drejtuesit e Partisë Demokratike u zhvendosën edhe drejt Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës e Parlamentit, ku u hodh molotov. Sulmit nuk i shpëtoi as selia e Partisë Socialiste.

Nga ana tjetër, policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Protesta që nisi në orën 18:30 dhe përfundoi në 21:30, kishte si kryefjalë krijimin e një qeverie teknike për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Për shkak të hedhjes së molotovëve, Policia e Shtetit njoftoi se 12 efektivë pësuan dëmtime. Protestuesit shkatërruan edhe reklamat e vendosura në rrugë. Bllokime pati edhe për dy autoambulanca, që nuk u lejuan prej protestuesve të kalonin.

Ndërkohë, pas protestës, nëpër institucionet ku u hodh gaz lotsjellës, grupet hetimore të policisë nisën mbledhjen e provave materiale në vendngjarje. Ndërsa në afërsi të Bashkisë së Tiranës u sekuestruan rreth 15 shishe me molotovë të ndara në dy çanta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.