E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas shkarkimit të drejtorit të burgjeve, edhe Amerikan II, spitali paditet nga ministria
Lajme

Pas shkarkimit të drejtorit të burgjeve, edhe Amerikan II, spitali paditet nga ministria

Të shumta ishin vështirësitë që hasi policia e burgjeve për të bërë ekstradimin e Ervis Martinajt nga spitali privat në të cilin ndodhej i shtruar pas sherrit në ish-Bllok më 4 tetor, për në spitalin e  burgut.

I është dashur punë nga mëngjesi deri në mbrëmje policisë për të transportuar Ervis Martinajn nga spitali “Amerikan 2”, e në fund, për pasojë të këtyre sorollatjeve, u detyrua që drejtori i burgjeve të jepte dorëheqjen.

Pas incidentit te djeshëm, Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar drejtorin e policisë së burgjeve si dhe ka paditur në prokurori spitalin “Amerikan 2”

Martinaj është person nën hetim me masë sigurie “burg 30 ditë” për ngjarjen e Bllokut, por duket se nuk ka dashur të lerë spitalin privat dhe të shkojë në spitalin e burgut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.