E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas spektaklit në Athinë, socialistët sytë nga takimi  i Mianos
Lajme

Pas spektaklit në Athinë, socialistët sytë nga takimi i Mianos

Turi i takimeve me Diasporën/ Bledi Çuçi mbledh Grupin e PS, kërkon angazhim më të madh nga deputetët: Takimin e radhës në Milano merrni me shumë impenjim

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e përjavshme. Mësohet se kryetari i Grupit, Bledi Çuçi, e nisi fjalën e tij me një falënderim të për deputetët për angazhimin e tyre në takimin që kryeministri Rama mbajti një ditë më parë me bashkatdhetarë në Athinë.

cuci

Çuçi kërkoi nga deputetët po të njëjtin përkushtim edhe për takimet e tjera të turit me Diasporën, ku i radhës është në Itali, më 26 maj.

“Të gjithë kolegët që kanë lidhje personale apo elektorale të angazhohen për takimin e radhës në Milano pas dy javësh. Ju kërkoj ta merrni me shumë impenjim“, tha Çuçi.

Mbledhja vijoi më pas me diskutime për agjendën parlamentare, ku Çuçi ndau me deputetët projektligjet dhe marrëveshjet që pritet të dërgohen në seancën e ditës së enjte në Kuvend teksa përsëriti kërkesën për të mos pasur mungesa në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në seancën plenare.

Më pas disa deputetë ngritën për diskutim çështje të ndryshme komunitare sipas zonave të tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.