Pas sulmit ndaj Ukrainës, shpërthejnë protestat kundër luftës në Rusi, mbi 1700 të arrestuar
Më shumë se 1700 njerëz janë arrestuar gjatë protestave kundër luftës në dhjetëra qytete në Rusi, raporton një monitor i pavarur.
Më shumë se 900 u arrestuan në Moskë dhe mbi 400 në Shën Petersburg, sipas OVD-Info, e cila gjurmon arrestimet në mitingjet e opozitës. Mijëra u mblodhën pranë sheshit Pushkin në qendër të Moskës, ndërsa deri në 1000 njerëz u mblodhën në ish-kryeqytetin perandorak Shën Petersburg, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Autoritetet ruse të enjten paralajmëruan qytetarët se pjesëmarrja në protestat kundër luftës mund të çojë në ndjekje penale dhe akuza penale.

Nderkohe një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Rusisë thotë se ushtria e vendit ka arritur qëllimet që kishte vendosur për ditën e parë të pushtimit të Ukrainës. “Të gjitha detyrat që iu caktuan grupeve të trupave të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse për atë ditë u kryen me sukses,” tha Igor Konashenkov.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



