Pas tre muajsh pritje, KLGJ cakton 42 gjyqtarë të rinj (EMRAT)
Pas një pritjeje tre mujore, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar 42 gjyqtarë të rinj në 11 gjykata të vendit, një përpjekje për të mbushur boshllëqet që ka shkaktuar vettingu në sistemin gjyqësor shqiptar. Emërimet janë bërë që më 31 korrik, por shpërndarja konkrete u bë vetëm 2 ditë më parë.
Gjyqtarët e rinj janë shpërndarë në qytete si Berat, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Sarandë, Shkodër, Vlorë dhe Lushnjë, me numrin më të lartë të emërimeve në Elbasan dhe Fier, me nga 7 gjyqtarë secila. Gjykata Administrative e Lushnjës përfiton gjithashtu 7 magjistratë, ndërsa qytete të tjera marrin vetëm nga 1 ose 2 gjyqtarë.
Megjithatë, bilanci mbetet i zymtë. Aktualisht, vetëm 307 gjyqtarë janë efektivisht në detyrë nga 417 që kërkohen sipas organikës, duke lënë sistemin me më pak se 70% të kapacitetit. Situata më alarmante është në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, që duhet të ketë 78 gjyqtarë, por edhe pas këtyre emërimeve, mbeten ende 67 vende bosh.
Ekspertët paralajmërojnë se këto emërime, megjithëse të nevojshme, janë thjesht një hap i vonuar drejt rikuperimit, dhe nëse boshllëqet nuk mbushen më shpejt, qytetarët do të vazhdojnë të përballen me vonesa të pajustifikueshme në marrjen e drejtësisë.
Emrat e gjyqtarëve të emëruar përfshijnë:
-
Elbasan: Ilva Hamzaj, Enxhi Konini, Denis Frroku, Artur Prenga, Dorina Dedja, Klaudio Gica, Drenica Demiraj
-
Fier: Elidjana Bregu, Taulant Liço, Valentina Halilaj, Bora Shaholli, Migena Kurti, Kejsi Kosta, Eueda Toska
-
Lushnjë (Gjykata Administrative): Embro Ahmetaj, Bruno Hoxha, Lorela Kadra, Enea Sheqi, Artili Mandro, Majlinda Myftaraj, Emiljano Hajna
-
Vlorë: Etien Isak, Renata Kocaqi
-
Lezhë: Ilda Shebegu, Elisabeta Nezaj (Muja), Migena Kosta, Artenis Hysi
-
Shkodër: Alfred Vokrri, Zamira Lila, Ketjona Kaçupi, Ermira Shkreta, Jola Sado
-
Berat: Elkida Olldashi, Albert Spahiu, Laida Dyrmishi
-
Kukës: Ferdi Grapshi, Suzana Cena
-
Korçë: Elarinda Xhindi, Gentjan Sallahu
-
Sarandë: Donald Kota
-
Gjirokastër: Arnaldo Biçoku, Romena Qamo
Pavarësisht përforcimit të pjesshëm, sistemi gjyqësor shqiptar vazhdojnë të përballet me mungesa të mëdha, që rrezikojnë efikasitetin e drejtësisë dhe besimin e qytetarëve, për të garantuar funksionimin normal të gjyqësorit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



