E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasaportat jeshile, anëtarja e EMA: Për vaksinat Sinovac dhe Sputnik vendoset në gusht
Publik News

Pasaportat jeshile, anëtarja e EMA: Për vaksinat Sinovac dhe Sputnik vendoset në gusht

Anëtarja e EMA-s, Ornela Ademi

Anëtarja e EMA-s, Ornela Ademi, në një lidhje me skype në emisionin “Open” tha se në muajin gusht do të ketë një përgjigje nëse vaksinat Sputik dhe Sinovac do të jenë apo jo në pasaportën jeshile të covid. Sipas saj akoma nuk ka një vendim për vaksinën kineze dhe ruse derisa të mblidhen e evidencat e duhura, ndërsa një raport do të jetë në datën 9 qershor.

“Jemi duke parë dokumentacionin nuk ka arritur në një përfundim dhe nuk është marrë një vendim i tillë. Pritet që raporti të jetë gati në datën 9 qershor. Sa i përket studimeve laboratorike priten në fund të qershorit. Me të dhënat nuk do ketë një aprovim para gushtit. Aprovimi më i shpejtë për Sputik dhe Sinovac mund të jetë në fillim të gushiti derisa të mblidhen e evidencat e duhura për të dhënë një aprovim”, tha Ademi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.