E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasi e dhunoi, e hodhi ish-gruan nga kati i dytë
Lajme

Pasi e dhunoi, e hodhi ish-gruan nga kati i dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Fier ku një 47-vjeçar ka dhunuar ish-bashkëshorten e tij. Sipas informacioneve zyrtare të dhëna nga Policia e Fierit, mësohet se në pranga ka përfunduar 47-vjeçari me inicialet S. Rr.

Ky i fundit akuzohet se ka dhunuar dhe më pas ka hedhur nga kati i dytë ish-bashkëshorten e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në Patos, ndërsa dhunuesi është banues në fshatin Kurian të Roskovecit. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë ditës së djeshme në Patos ka hyrë në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij pa pëlqimin e saj, e ka keqtrajtuar dhe e ka rrëzuar nga kati i dytë i banesës.

Po ashtu, bëhet e ditur se shtetasja E. S., 38 vjeçe, ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata, ndërsa ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë, “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, “Dhunimi i banesës” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Sipas burimeve nga uniformat blu, ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes së të dhunuarës.

Kjo e fundit prej kohësh ishte ndarë nga bashkëshorti dhe jetonte me të afërmit e saj. Arsyeja e ndarjes mësohet se ishte pikërisht dhuna fizike që 47-vjeçari ushtronte ndaj bashkëshortes së tij, por kjo gjë nuk ka ndaluar as pasi kanë shkëputur lidhjen e tyre. Gjatë dëshmisë në Polici, e dhunuara mësohet se është shprehur që ish-bashkëshorti e kërcënonte herë pas here se do ta rrihte.

Dhe kjo gjë nuk ka vonuar shumë. Vetëm një ditë më parë ai ka shkuar te banesa e ish-gruas dhe aty ka lindur fillimisht një konflikt verbal mes tyre, në agravim të konfliktit ai ka filluar ta godasë atë dhe ta hedhë më pas nga kati i dytë i banesës ku ajo qëndronte.

Gruaja ka marrë dëmtime serioze në trup, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 47-vjeçari është arrestuar nga Policia disa orë pas ngjarjes, ndërsa pritet të dalë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë që do të vendoset ndaj tij. Ai mësohet se është shfaqur i penduar lidhur me ngjarjen, por ky fakt nuk mendohet se do të lehtësojë rrethanat ndaj tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.