E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasi iu kërkua dëshmia flet Ramazan Rraja
Publik News

Pasi iu kërkua dëshmia flet Ramazan Rraja

Martinaj, Vata dhe Hoxha u vranë në atentatin e Fushë-Krujës

Vrasja e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, në datë 17 korrik 2022 ku mbetën të vrarë me breshëri automatiku tre persona, mes të cilëve edhe Brilant Martinaj, kushëri i parë i të shumëkërkuarit nga Policia e Shtetit, Ervis Martinaj, nuk është veçse ekzekutimi i fundit i njerëzve pranë një prej emrave më të lakuar të botës së krimit në Shqipëri.

Pasi ndodhi ngjarja e rëndë në mes të ditës, sot Prokuroria e Tiranës kërkon të marrë në pyetje 6 persona të cilët mund të kenë dijeni për masakrën e Fushë-Krujës e cila ndodhi mesditën e 17 korrikut. Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Gentian Reci, Indrit Dokle, Fation Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimit, janë personat të cilët kërkohen që të merren në pyetje. Ramazan Rraja ka reaguar pasi policia kërkoi dëshminë e tij për masakrën te mbikalimi i Fushe Krujës.

“Nuk kam asnjë lidhje me krimin, ndodhem jashtë vendit. Për shtate muaj ne Shqipëri kam qëndruar vetëm 3 dite kur kam vizituar familjen. Policia po me sulmon qëllimisht me akuzon padrejtësisht për çdo krim”, tha Rraja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.