E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasi kërcënoi me vaksinën, Rama ‘ndryshon’ historinë: ‘Vizat’ dhe ‘NATO’ nuk ndodhën me qeverinë e PD
Lajme

Pasi kërcënoi me vaksinën, Rama ‘ndryshon’ historinë: ‘Vizat’ dhe ‘NATO’ nuk ndodhën me qeverinë e PD

https://youtu.be/hfPSmnNt3Uo

 

Kryeministri Edi Rama, sa më shumë afron dita e votimit, 25 prilli, aq më tepër ka rritur dozat e një fushate negativiste, mohuese e madje edhe shantazhuese e kërcënuese ndaj votuesve shqiptarëve.

Kështu dje nga Lezha, pasi përhapi lajme paniku deri në terror duke kërcënuar shqiptarët se nëse votojnë opozitën, nuk do të ketë më vaksina, ai arriti deri aty sa tentoi të ndryshojë historinë e afërt të Shqipërisë, vetëm e vetëm për të mohuar arritjet e Partisë Demokratike kur ka qenë në qeverisje përpara tij.

Rama ka deklaruar me plotë gojë se vizat për Shqiptarët dhe anëtarësimi në NATO, nuk u bënë nga qeverisja e PD-së me kryeminstër Sali Berishën!

“U ka ngelur kënga që liberalizuar vizat dhe futën Shqipërinë në NATO, por nuk është kështu. Këto ishin një proces shumë i gjatë, dhe këta bënë një pjesë të punës. E vetmja gjë që mund të thuhet që e kanë bërë është Rruga e Kombit, por dhe atë e lanë rrugëve”, arriti të deklarojë Rama dje nga Lezha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.