Pasi Rama e shpërbleu si zëvendës ministër, Endrit Yzeiraj mbyll faqen në instagram “Punë Oligarkësh”
Në një qetësi absolute pa dalë thuajse në asnjë media, është emëruar si zëvendës ministër i Financave një person i quajtur Endrit Yzeiraj. Emërimi i personi në fjalë do të kalonte pa bërë bujë në rast se ai nuk do të ishte administratori i një faqeje në instagram të quajtur “Punë Oligarkësh”.
Sipas ekspertit të teknologjisë Gent Progni, Endrit Yzeiraj është personi që administronte faqen, të cilën e mbylli pasi u bë zevendës ministër.
Gent Progni madje ka bërë një reagim në mënyrë ironike duke thënë se ka vendosur edhe të hapë një faqe instagrami të quajtur “Punë Oligarkësh 2” që të bëhet një ditë zëvendës ministër.
Faqja në fjalë në muajt e kaluar u bë shumë aktive duke denoncuar tendera, investitorët strategjikë, afera dhe skandale të ndryshme nga ana e pushtetarëve. Por befas pak kohë më parë, kjo faqe u mbyll, pasi administratori i saj kishte marrë me sa duket “premtimin” për postin e rëndësishëm.
Rezulton se më parë zëvendësi i ri i Delina Ibrahimaj ka qenë i angazhuar tek Nisma Thurje dhe si ekspert ekonomie te Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



