E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pastrim parash?! BKT merr 160 milionë Euro kredi te BKT
Lajme

Pastrim parash?! BKT merr 160 milionë Euro kredi te BKT

Sipas informacioneve  Banka Kombëtare e Tiranës (BKT) ka marrë një kredi prej 160 milionë Euro  nga  vetë BKT, për 30 vite, ndërkohë që raportohet se ka pasur fitime të konsiderueshme në vitin 2022. Argumenti sipas bankës është   si masë ristrukturimi humbjesh financiare.

Një skemë e tillë nuk është bërë as brenda bankave në Ugandë, Somali e Kolumbi që janë “gropa të zeza” të parave të krimit e drogës, por e bëri BKT në Shqipërinë që ka nisur negociatat për në BE; veprim që nga ekspertët e Ministrisë së Financave, konsiderohet skemë pastrimi parash, e lejuar nga mafia që komandon qeverinë dhe Bankën e Shtetit…

Motivin e marrjes së kredisë te vetja, mafiozët e BKT-së e sqarojnë si masë ristrukturimi humbjesh financiare, për të përballuar pagesat e kërkuara nga klientët, zgjerimin e shërbimeve dhe detyrimet ndaj të tretëve.

Por sipas regjistrit tatimor dhe sipas bilanceve të paraqitura në QKB, rezulton se  BKT në 10 vitet e fundit ka dalë me fitime shumë të mëdha, madje në vitin 2022 ka dalë me fitim 11.6 miliardë lekë të reja, ose 116 milionë Euro.

Pronarët mund të menaxhojnë fitimet sipas dëshirës, hetimi administrativ dhe hetimet penale nga Anti-krimi Financiar dhe SPAK janë të nevojshme për të sqaruar skemën e kredisë dhe për të parandaluar përdorimin e mundshëm të saj në veprimtari të dyshimta.
Kjo ngjarje është e pazakontë edhe në krahasim me rastet e tjera të ngjashme në vende të tjera, duke shkaktuar shqetësim dhe kërkesa për një hetim të plotë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.