E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pastrimi i parave të pista s’po kursen as Teatrin, ai që fiton miliona është Rama
Lajme

Pastrimi i parave të pista s’po kursen as Teatrin, ai që fiton miliona është Rama

 

Ka përralla të bukura që “shiten” si të vërteta , por ka dhe të vërteta të hidhura që “shiten” si përralla. Ka Borëbardhë me shtatë xhuxha, por na paska dhe Teatër me shtatë gjigandë (kulla).

Rama me Kumbaron këtë katastrofë historiko-kukturore mundohen ta paraqesin sikur duan të bëjnë një Teatër “përrallor” të rrethuar me “mrekulli” kullash.  Edhe tërheqja e përkohshme nga ndryshimet për ligjin për artin, janë pjesë e skenarit të përrallës që fsheh të vërtetën. Teatrin po e varrosin aq lehtësisht sikur vërtet kjo të ndodhte brenda një përralle dhe po e fusin brenda një qivuri të xhamtë. Ndërsa opinionin e artistët i helmojnë me atë “mollën” e bukur të propagandës e të një projekti plagjiaturë.

E vërteta është se Pastrimi i Parave të Pista (PPP) nuk po kursen këtu as historinë, as Teatrin e as artistët. Gjithcka është fitim e biznes i qëruar. Të tjerat janë fjalë përrallash. Teatrit i grabiten 3.000 m2 truall. Artistëve u grabitet shpirti dhe pasioni. Vendit i grabitet historia dhe kultura. Ai që fiton milionat një është një: Plaka e Borëbardhës alias Rama i mollës….

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.