E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pastruan 11 MLN euro, arrestohen dy persona
Lajme

Pastruan 11 MLN euro, arrestohen dy persona

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar arrestimin e dy shtetasve të akuzuar për transferimin e paligjshëm të 11 milionë eurove nga kompani guaskë jashtë vendit drejt Shqipërisë. Të dyshuarit janë 41-vjeçarja Arlinda Markudhe nga Lezha dhe 34-vjeçari Darin Gezdari nga Tirana.

Sipas Prokurorisë, ndalimi i tyre u realizua gjatë operacionit të koduar “Cost to Cost”, pas një hetimi disa mujor nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, Seksioni i Hetimit të Pastrimit të Parave në Policinë e Tiranës dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare. Hetimi zbuloi një skemë të organizuar mashtrimi, përmes së cilës dyshohen se kanë transferuar shuma të mëdha parash nga parajsa fiskale si Qipro, Gjibraltari dhe Malta, drejt shoqërive të krijuara fiktivisht në Shqipëri, për t’i dërguar më tej në Kanada.

Sipas autoriteteve, kjo skemë është zhvilluar me qëllim pastrimin e produkteve të veprave penale. Prokuroria ka njoftuar gjithashtu se po hetohen edhe shtetas të tjerë shqiptarë dhe të huaj, të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë të implikuarve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.