Patos/ Përplasen dy makina, plagoset rëndë drejtuesja
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Marinzë-Sheqishtë në Patos.
Mësohet se janë përplasur me njëra-tjetrën, një automjet tip ‘Reno’ me një ‘Toyota’.
Si pasojë ka mbetur e plagosur rëndë drejtuesja e ‘Reno-s’, e cila është dërguar menjëherë në spital.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



