E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Patriotizmi hipokrit duke zhvatur paratë  publike!
OP-ED

Patriotizmi hipokrit duke zhvatur paratë publike!

 Klodian Tomorri

Një kengëtar shqiptar vjen në Tiranë i paguar nga para publike, të kamufluar në kanale private në mënyrë tërësisht jo transparente. Askush nuk di sa dhe si. Ky quhet patriotizëm.

Pasnesër do vijë një tjetër këngëtare shqiptare, po me dorë të rëndë, por patriote aman, që do të paguhet qindra mijë euro nga taksapaguesit e saj të varfër, sërish përmes një skeme të kamufluar me kanale private. Prapë edhe ky quhet patriotizëm.

Tek kengetari grek paguan vetem ata qe donin të shkonin në koncert. Nuk u detyrua askush të paguajë jashtë vullnetit te tij. Tek kengetaret shqiptarë pagoi dhe fakir fukarai që nuk i bie mendja kurrë për koncert se nuk e lënë hallet.

Ja ky është patriotizmi hipokrit.

Te gjithë në ndihemi shumë krenar nga këngëtarët shqiptarë që bëjnë famë dhe nderojnë emrin e Shqiperisë nëpër botë. Ata i japin shumë Shqiperisë. Por dikush me të drejtë mund te pyesë;

A nuk munden, që qofte edhe një herë të vetme, te vijnë në Memedhe pa u kujdesur për përfitimet ekonomike? A nuk munden qoftë edhe një herë të vetme, në shenjë mirenjohje të këndojne falas për bashkeatdhetarët e tyre, njerezit më të varfër te Europës?

Ky popull dhe këta njerëz do vazhdojnë t’i duan dhe të krenohen me ata pergjithmonë, pavarësisht çdo gjë. Por po ashtu edhe ato dy pyetjet më sipër do të jenë të drejta gjithmonë, pavaresishtçdo gjëje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.