E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD: 160 milionë euro të harxhuara në 8 vjet për sigurinë e sistemeve të të dhënave
Politikë

PD: 160 milionë euro të harxhuara në 8 vjet për sigurinë e sistemeve të të dhënave

Partia Demokratike vazhdon ta konsiderojë publikimin e të dhënave sensitive të mbi 630 mijë shqiptarëve një krim i orkestruar nga kryeministri Edi Rama, si pjesë e një skeme kriminale të patronazhimit për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Organizimin Dixhital në PD, Endri Hasa sqaroi se gjatë këtyre tetë viteve Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Autoriteti Kombëtar për certifikimin elektronik dhe Sigurinë Kibernetike kanë shpenzuar mbi 160 milionë euro dhe sipas tij këto para janë paguar që të dhënat e shqiptarëve të jenë të sigurta.

Ai theksoi se të gjithë e dinë se krim nuk është vetëm publikimi i të dhënave, por edhe mbledhja e këtyre të dhënave që prekin sigurinë e qytetarëve për qëllime elektorale.

“Vjedhja e të dhënave të kartës së identitetit, vendit të punës, numrit të telefonit, pagës së qytetarëve është pjesë e skemës kriminale të patronazhimit për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit”, tha ai.

Hasa theksoi se në një vend normal, kryeministri do të kishte dhënë dorëheqjen, por Shqipëria nuk është ky rasti, pasi është vendi ku vidhen zgjedhjet dhe prandaj vidhen dhe dalin në publik edhe pagat e qytetarëve, edhe të dhënat e tyre më personale, që mbrohen me ligj.

Partia Demokratike kërkon që kryeministri Edi Rama të hetohet nga SPAK dhe të vendoset para drejtësisë.

Të mërkurën u bë publike lista e parë e pagave, ku shfaqeshin pagat e punonjësve shqiptarë për muajin janar 2021. Por, dje u publikua një listë e dytë pagash, e muajit prill 2021.

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje që Prokuroria të nisë hetimet dhe përjashtoi mundësinë e një sulmi kibernetik.

Skandali i daljes së të dhënave personale të pagave vjen pak muaj pas rrjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, në të ashtuquajturin skandali i patronazhistëve.

Prokuroria e Tiranës ka vazhduar hetimet, ndërsa ditën e sotme janë marrë në pyetje disa punonjës të Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, kryesisht ekspertët e IT.

Ndërkohë pritet të merren në pyetje edhe punonjës nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe nga Drejtoria e Tatime.

Deklarata e plotë

Skandalet dhe Edi Rama janë një binom i pandarë i këtij pushteti që vjedh shqiptarët prej 8 vitesh. U vjedh paratë me tendera korruptivë, u vjedh të dhënat personale, u vjedh votën, u vjedh të ardhmen! Të gjitha këto bëhen vetëm për pushtetin personal të një njeriu të vetëm, Edi Ramës.

Gjatë ketyre 48 orëve, pas daljes së listës së pagesave për 630 mijë qytetarë shqiptarë dhe të huaj, Edi Rama është përpjekur ta zvogëlojë skandalin, ta izolojë tek një person.

Të gjithë e dinë që e bën për të mbuluar gjurmët e veta në këtë krim me përmasa të jashtëzakonshme! Krim nuk është vetëm publikimi i të dhënave!
Krim është mbledhja e këtyre të dhënave që prekin sigurinë e qytetarëve për qëllime elektorale.

Vjedhja e të dhënave të kartës së identitetit, vendit të punës, numrit të telefonit, pagës së qytëtarëve është pjesë e skemës kriminale të patronazhimit për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Asnjë ndjesë hipokrite, as lotët e krokodilit të Edi Ramës nuk mund ta mbulojnë të vërtetën e përdorimit të të dhënave përsonale të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë vetëm që Edi Rama të merrte një mandat të tretë.

Në një vend normal, kryeministri do të kishte dhënë dorëheqjen, por ne nuk jemi ky rast. Shqipëria është vendi ku vidhen zgjedhjet, prandaj vidhen dhe dalin në publik edhe pagat e qytetarëve, edhe të dhënat e tyre më personale, që mbrohen me ligj.

Edi Rama mund të përpiqet të mashtrojë shqiptarët me fjali të tilla se sot e tutje do t’i kushtojë më shumë vëmendje sigurisë së sistemeve të të dhënave personale, por e vërteta është ndryshe.

Shqiptarët duhet të dinë se me taksat e tyre kanë paguar disa institucione që kanë për detyrë të ruajnë të dhënat e tyre. Në këto 8 vjet Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Autoriteti Kombëtar për certifikimin elektronik dhe Sigurinë Kibernetike kanë shpenzuar mbi 160 milionë euro. Këto para janë paguar për të vetmin qëllim, që të dhënat e qytetarëve shqiptarë të jenë të sigurta.

Prandaj nuk është dita që Edi Eama të bëjë shejtan budallain dhe të bëjë sikur nuk është ai që ka urdhëruar vjedhjen e të dhënave perosnale për t’i përdorur ato për blerjen e zgjedhjeve.

Të nderuar qytetarë sot secili prej jush duhet ta ketë të qartë se dora që i mori të dhënat tuaja në fillim të këtij viti ka pasur vetëm një qëllim, t’i përdorë ato për t’ju shantazhuar, joshur apo kërcënuar për votën që ju do të hidhnit në kuti në 25 prill.

Edi Rama e di shumë mirë qëllim e vërtetë. Prandaj doli në fushatë dhe i mbrojti publikisht patronazhistët sepse ai është kryepatronazhisti.

Edi Rama nuk ka moral të qëndrojë në karrigen e kryeministrit!
Ai keqëpërdori dhe tradhëtoi qytetarët! .
Ai është i pari që sot duhet të jetë para drejtësisë dhe SPAK duhet të veprojë me shpejtësi!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.