E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD: 2 persona janë dënuar për foton me Obamën, mbetet vetëm….
Publik News

PD: 2 persona janë dënuar për foton me Obamën, mbetet vetëm….

Partia Demokratike nëpërmjet ish deputetit Alibeaj i ka kutura kreut te qevërisë historinë me foton e bërë me ish presdientin e SHBA Barack Obama.

Në një dalje për mediat, nga selia e PD, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj thotë se Rama dështon me akuzat që i bën opozitës, pasi vetë kryeministri duhet të merret i pandehur sepse shuma 80 mijë dollarë për foton me Obamen vjen nga një burim i paligjshëm.

“Pas dënimit të dy bashkëpunëtorëve për financimin e paligjshëm të fotos 80 mijë usd me Barack Obamën, Edi Rama duhet të merret si i pandehur”. tha Alibeaj.

Ja deklarata e Partia Demokratike nga Enkelejd Alibeaj:

Edi Rama po dështon në strategjinë për të akuzuar opozitën për punët e pista që bën vetë.

Dështoi me prokurorinë që e mbajti nën kontroll 2 vjet për një akuzë qesharake dhe të gënjeshtërt për të sulmuar Partinë Demokratike dhe liderin e opozitës.

Dështoi me shqiptarët që e kanë bërë personazh mallkimesh dhe barcaletash, dështoi me mediat ndërkombëtare prestigjioze.

Të gjithë këta, shqiptarët, media dhe prokuroria politike e dinë për fakt të vërtetë, të provuar nga drejtësia amerikane, se fotoja e Edi Ramës me Barack Obamën është kryer përmes një kontributi të paligjshëm prej 80 mijë dollarësh.

Të gjithë e dinë së për atë foto, Edi Rama u paraqit si gruaja e shtetasti amerikan Bilal Shehu, i cili sot është i dënuar nga drejtësia amerikane, bashkë me shtetasin tjetër amerikan Ëilliam Argeros, për përdorimin e fondeve të huaja në zgjedhjet amerikane.

Tre persona janë përgjegjës për foton e Edi Ramës me Barack Obamën, e cila u krye nëpërmjet një kontributi të paligjshëm prej 80 mijë dollarësh:

Bilal Shehu

Ëilliam Argeros

Edi Rama

Dy prej tyre janë tashmë të dënuar nga drejtësia Amerikane. I treti, Edi Rama, vijon të jetë mbi ligjin.

Sot, ironia për ta paraqitur Edi Ramën si “gruaja e Bilalit”, nuk mjafton.

Ne jemi këtu për të theksuar se pas dënimit të dy bashkëpunëtorëve të tij, Bilali dhe Argeros, i takon Edi Ramës të merret si i pandehur, sepse shuma prej 80 mijë dollarësh, vjen nga një burim i paligjshëm dhe nuk është deklaruar as nga Edi Rama, as nga Partia Socialiste e Shqipërisë.

Qytetarët presin që drejtësia shqiptare të jetë e paanshme.

Për të nxjerrë të vërtetën e financimit të paligjshëm të fotos 80 mijë dollarëshe të Edi Ramës, sot kërkohet standardi i drejtësisë amerikane.

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.