E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD: ARMO po çmontohet nga një kryeoligarkt
Lajme

PD: ARMO po çmontohet nga një kryeoligarkt

Partia Demokratike thotë se po çmontohet ilegalisht pasuria publike në rastin e kompanisë ARMO, ku shteti zotëron 15 për qind të aksioneve.

“Pra qeveria është dakord që pasuria kombëtare të shkojë për skrap, por po e bën këtë gjë në fshehtësi, në errësirë, pa u thënë asgjë mijëra njerëzve që deri dje jetonin me punën e uzinës dhe që akoma nuk kanë marrë 13 rrogat”, thotë deputet dhe nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj.

Sipas Alibeajt, pas kësaj afere qëndron një biznesmen i lidhur ngushtë ne qeverinë.

“Shumë njerëz flasin se mbrapa demontimit për skrap të asetit strategjik të Shqipërisë është kryeoligarku që drejton sot shtetin bashke me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun. Të dy kanë detyrimin të mos fshihen më, por të japin përgjigje çfarë pazari po bëhet me pasurinë kombëtare?! Partia Denokratike kërkon të ndalohen presionet ndaj punëtorëve që denoncojnë korrupsionin e Edi Ramës, Belinda Balkukut dhe Damian Gjiknurit me rafinerinë e Ballshit”, deklaron ai.

Sipas PD, kjo qeveri nuk krijoi kushtet që rafineria të punojë me lëndë të parë nga nafta që prodhohet pak kilometra më larg sesa uzina. “Strategjia për të ngarkuar këtë sektor me taksa ndihmon direkt kryeoligarkun e tij, për llogari të të cilit po çon për skrap Shqipërinë”, thotë ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.