E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD e denoncoi për të shkuar kriminale, reagon kryebashkiaku i Mallakastrës: Në atë kohë unë…
Publik News

PD e denoncoi për të shkuar kriminale, reagon kryebashkiaku i Mallakastrës: Në atë kohë unë…

Në një prononcim për mediat, Qerim Ismailaj ka thënë se nuk ka asgjë për të fshehur nga e shkuara e tij.

Ai ka thënë se gjithçka e ka deklaruar në formularin e tij të dekriminalizimit, nuk ka qenë kurrë i ndaluar dhe në kohën që pretendon PD-ja ai ka punuar mësues.

“Jam i hapur për cdo lloj verifikimi të mundshëm, unë kam deklaruar formularin, në atë kohë kam punuar mësues, nuk kam qenë i ndaluar nga policia greke”- ka thënë ai.

Pyetur për vizitën e tij të fundit në Greqi pak kohë më parë ai ka thënë: Kam motrën në Greqi, ka pasur problemet e veta familjare, ky është shkaku që kam qenë. Në asnjë rast dhe asnjë rrethanë nuk kam qenë në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një detyrë zyrtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.