PD e futi në politikë, Rama e bëri zv.ministër, flet Besart Kadia: Pranova ofertën që të kontribuoj për Shqipërinë
Besart Kadia është emëruar nga kryeministri Rama si zv.ministër i Financave dhe Ekonomisë.
Fillimisht ishte Partia Demokratike ajo që “rekrutoi” ministrin e ri në politikë, pasi Kadia ka mbajtur postin e ish-sekretarit për sipërmarrjen e lirë në Partinë Demokratike dhe këshilltar i Lulzim Bashës, ndërsa kryeministri Rama id ha psotin e rëndësishëm në qeveri.
Në një intervistë për Abc News, Kadia është shprehur se ka qenë kryeministri ai që i ka paraqitur ofertën dhe e ka pranuar për të kontribuar për Shqipërinë.
Për sa i përket PD dhe Bashës, ai u shpreh se i uron suksese.
Intervista e plotë:
Çfarë ju shtyu që të pranonit ofertën dhe kur iu bë?
Ideja është e sfidave të forta, tërmeti dhe pandemia, edhe unë si ekonomist që jam me shkollim perëndimor. Cdo kontribut personal për Shqipërinë.
Ofertën kush ua bëri?
Oferta ka qenë me kryeministrin.
Këto ditë keni diskutuar, apo më përpara?
Jo, vetëm nga sfida e covidit dhe nevoja për ta menaxhuar
Takim, telefonatë….
Patjetër, që kryeministri është ai që merr vendimet për kabinetin e vet.
Cfarë përgjigje keni për ata që thonë se kaluat nga krahu opozitar te i shumicës?
Unë jam kthyer në Shqipëri pas studimeve në Angli për të kontribuar për cështjet ekonomike. Mendoj që opozita kishte disa qartësi deri në 2017, më pas duket se është bërë e paqartë me politikat ekonomike. Sfidat janë të menaxhimit të borxhit, rënia ekonomike për shkak të krizës dhe për të dalë sa më të zhvilluar pas kësaj krize.
Cfarë përgjigje keni për ata që mendojnë se 6 muaj para zgjedhjeve kaluat me shumicën, pasi nuk iu fut Basha në listë?
Aspak! Bashës i uroj sukses edhe partisë Demokratike. Nuk është vendimi im personal që vendos fatet e Shqipërisë.
Cfarë përgjigje keni për ata që e shikojnë këtë lëvizje si fillimin e një bashkëqeverisjes mes PS-PD?
Unë i kontribuoj shtetit shqiptar, nuk ka rëndësi nëse është e majta apo e djathta, idetë e mia janë pro tregut dhe biznesit.
Sfida juaj më e madhe?
Ka të bëjë me reformat pro biznes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



