E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD: Edi Rama mbush hotelet e milionerit Sadri Abazi
Publik News

PD: Edi Rama mbush hotelet e milionerit Sadri Abazi

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama për mospërdorimin e Kavalishencës në Durrës si karantinë, duke i strehuar të kthyerit në atdhe në hotelet e “deputetit të vet milioner Sadri Abazi”.

Ish-deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi pyet: “Pse bën marrëveshje të pista në kohën më të vështirë për qytetarët për të mbushur xhepat e sadriabazëve të tij?”

Reagimi i plotë i tij:

Në 29 Mars, pas presionit të madh publik dhe të opozitës, qeveria vendosi të kthejë Konvaleshencën e Durrësit në karantinë. Por qeveria ndryshe vendos dhe ndryshe vepron. Për të karantinuar bashkëqytetarët e kthyer nga jashtë, Edi Rama paguan deputetin e vet milioner Sadri Abazi për hotelet e tij, në vend që të përdorë Kavalishencën “Shtëpia e pushimit të ushtarakëve” në Durrës.

Qeveria duhet t’u thotë qytetarëve pse nuk shfrytëzon Kavalishencën “Shtëpia e pushimit të ushtarakëve”si karantinë për qytetarët e kthyer nga jashtë?

Pse bën marrëveshje të pista në kohën më të vështirë për qytetarët për të mbushur xhepat e sadriabazëve të tij?

Këto pazare të shëmtuara me shëndetin e qytetarëve duhet të marrin fund! Mbi të gjitha, qytetarët e riatdhesuar dhe askush tjetër nuk duhet të paguajnë për karantinën. Është përgjegjësi e qeverisë të kujdeset për shëndetin e shtetasve të vet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.