E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD, Garo: Mësuesit dhe nxënësit të ngrihen në protesta kundër regjimit
Publik News

PD, Garo: Mësuesit dhe nxënësit të ngrihen në protesta kundër regjimit

Partia Demokratike doli me një deklaratë zyrtare në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor.

Zëdhënësja Floriana Garo tha se viti i ri shkollor 2022 – 2023 nis me kushte më të këqija se më parë. “PD fton nxënësit, prindërit e tyre dhe mësuesit të ngrihen në protesta të fuqishme kundër regjimit që po shkatërron sistemin arsimor,” tha Garo.

DEKLARATA E PLOTE

Sot nis viti i ri shkollor!

Së pari, një urim të përzemërt për të gjithë nxënësit, mësuesit, prindërit në këtë ditë të rëndësishme për ta dhe për shoqërinë. Një urim të veçantë vogëlushëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës. Një vit të suksesshëm për të gjithë.

Por të dashur miq, viti i ri shkollor 2022 – 2023 nis me kushte më të këqija se më parë.

Ky vit nis me 226 mijë nxënës më pak në 15 vjet.

Ky vit nis pasi mbi 700 shkolla, të të gjitha niveleve janë mbyllur në të gjithë vendin kurse 90% e shkollave të vendit janë pa ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm ndërkohë që fondet vidhen dhe ndërtohen shkolla me 4-5 milionë euro, d.m.th 7-8 herë më të larta se në Europë.

Viti shkollor nis në kushte ku 150.000 nxënës do të mësojnë me turne, dhe mbi 50.000 nxënës do të mësojnë në klasa kolektive.

Ky vit nis në kohë kur mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit dhe më të keq-trajtuarit e rajonit.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe gjendjen e rëndë në të cilën fillon punën këtë vit sistemi arsimor në Shqipëri, Partia Demokratike fton nxënësit, prindërit e tyre dhe mësuesit të ngrihen në protesta të fuqishme kundër regjimit që po shkatërron sistemin arsimor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.